Profesori Grajçevci apelon për monitorim të infrastrukturës kritike pas sulmit në Ibër-Lepenc

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Florim Grajqevci, ka apeluar që të merret me seriozitet mbrojtja e infrastrukturës kritike, duke theksuar ndikimin e saj jetik për funksionimin dhe sigurinë e shtetit

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Florim Grajqevci, ka theksuar se dëmtimi i objekteve jetike, si kanalet e ujërave dhe hekurudhat, mund të sjellë pasoja të rënda, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në jetën e qytetarëve.

Dekani bëri thirrje që objekte të tilla të futen në prioritet kombëtar sa i përket sigurisë dhe mirëmbajtjes teknike.

Ai ka potencuar se shpërthimi i fundit në kanalin e Ibër-Lepencit, që la shumë qytetarë pa ujë të pijshëm, është një sinjal i qartë për domosdoshmërinë e ndërhyrjes emergjente dhe modernizimit.

“Secili shtet e ka infrastrukturën vitale të cilën e mbrojnë me koeficient me rëndësi, me peshë që konsiderohet objekt vital i funksionit të një shteti, sikur janë vijat e ujërave, sikur janë hekurudhat, vijat e komunikacionit, ujërat e mëdha, e mosfunksionalizimi i tyre mund të pasojë humbje të mëdha materiale por edhe humbje jetë të njerëzve”, ka thënë profesori Grajçevci.

Ai ka theksuar se sulmi në Ibë-Lepenc ishte rasti më i keq, dhe ka sugjeruar që Kosova të miratojë një ligj të veçantë për monitorimin e infrastrukturës kritike, duke përdorur teknologji moderne që mbikëqyrin gjendjen e strukturave dhe masat mbrojtëse fizike.

“Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, është rasti më i keq i një veprimi të tillë. Kjo tregoi që objekte të tilla t’i marrim me seriozitet të madh dhe brenda mundësive t’i fusim brenda standardit për mbrojtjen e tyre por edh epër aktualizimin e gjendjes së tyre teknike në aspektin e sigurisë. Sepse për to duhet të bëhet një vlerësim në rastin konkret ka ndodhur një shpërthim por ato dëmtime mund të vijën edhe natyrshëm shembull nga plakja e materialeve e probleme të tjera.

Në aspektin e humbjes ekonomike kjo ka rezultu që janë tejet të mëdha. Kur ke parasysh që shumica qytetarët e Prishtinës dhe shumica e vendbanimeve nuk kanë ujë të pijes që është vitale, dhe në anën tjetër rrezikohej edhe prodhimi i ujit, do të thotë që një kanal i tillë duhet të futet në prioritet numër një, në kuptimin e sigurisë së objekteve në Kosovë”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika