Profesori i biologjisë prezanton atlasin e biodiversitetit të komunës së Prishtinës

Atlasi në fjalë është punim që profesori i biologjisë, e ka realizuar përmes fotografive të mbledhura në terren, që përshkruajnë biodiversitetin e komunës së Prishtinës

Profesori i biologjisë, Bujar Krasniqi, ka prezantuar atlasin e biodiversitetit të komunës së Prishtinës.

Në emisionin “Reload”,në RTV Dukagjini, profesori Krasniqi ka thënë se fotografitë e prezantuara në atlas janë të mbledhura nga terreni e që të njëjtat përshkruajnë biodiversitetin.

Ai ka njoftuar se 70 për qind e tyre janë të shkrepura në Kolovicë, në një pjesë të Gërmisë, në Makoc dhe një në pjesën e Batllavës.

“Fakulteti i Biologjisë ka pasur një departament me mjete moderne, tash po ndërtohet edhe ndërtesa e re të FSHMN-së, dhe besoj që do të ketë kabinete e laboratore moderne. Atlasi në fjalë është punim që e kam realizuar unë dhe janë fotografi të mbledhura në terren, që përshkruajnë biodiversitetin. 70 për qind e fotografive janë në Kolovicë, një pjesë në Gërmi e disa fotografi janë të realizuara në Makoc dhe një është në pjesën e Batllavës”, tha ai.

Krasniqi theksoi se atlasi përmban 42 lloje ku janë të përfshira shpendët, gjitarët, disa lloje të bimëve dhe kërpudhave.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika