Profesori i Kriminalistikës: Një rrugë afër vrasjes së 19-vjeçarit në Vushtrri kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Pas katër vrasjeve të fundit në Kosovë, profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi, ka ngritur shqetësimin për situatën e sigurisë në disa zona të vendit, veçanërisht në Vushtrri.

Ai ka theksuar se institucionet janë paralajmëruar vazhdimisht për një rrugë në qendër të qytetit, e cila, sipas tij, kontrollohet nga fajdexhinjtë dhe grupet e narkotikëve.

“Qëllimi ynë si shoqëri është të vijmë me paralajmërime të hershme, me parandalu, kryetari i komunës me drejtoritë e veta është ai që vepron ditë përditë lagje për lagje, shkollë për shkollë gjitha institucionet. Në Vushtrri është një lagje atje që e kemi paralajmëruar me dhjetëra herë edhe komunë e dhe policinë, është një rrugë ku dihet saktë, është e marrë nga grupet e fajdeve, fajdexhinjtë e Vushtrrisë, një rrugë në qendër të qytetit mu afër aty ku është kryer vrasja e 19-vjeçarit të dielën, e dimë saktë në atë vend sa keqpërdoret dhe abuzohet me substanca narkotike, në atë rrugë bëhet fajde e drogë. Tash, këtu duhet të merret kryetari i komunës, drejtoria e kulturës, arsimit të kërkon ndihmë prej ministrisë”, ka deklaruar Ademi në Debat Plus.

Sipas Ademit, përgjegjësia për përkeqësimin e sigurisë nuk i takon vetëm Ministrisë së Punëve të Brendshme apo Qeverisë, por edhe nivelit lokal.

“Kryetarët e komunave dhe drejtoritë përkatëse kanë dështuar të parandalojnë situata të tilla”, ka theksuar si duke shtuar se është e domosdoshme një qasje më e koordinuar mes institucioneve për të parandaluar krimin.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika