Profesori Joseph: Udhëheqja në veri është e ndërlidhur me politikën e targave të Kosovës

Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga përfaqësuesit serbë, ka marrë njashtu edhe vëmendje ndërkombëtare. Lidhur me këtë rast, ka reaguar në rrjetin social Twitter, profesori Edward P. Joseph, nga Universiteti Johns Hopkind në Uashington, i cili ka thënë se udhëheqja në veri është e ndërlidhur me politikën e targave të Kosovës

Edward P. Joseph





Situata e krijuar së fundi në veri të Kosovës, ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare.

Duke e komentuar veprimin e fundit të bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët, profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka thënë se udhëheqja në veri është e ndërlidhur me politikën e targave të Kosovës.

Gjersa ka ngritur dilemën për moszemërimin e askujt, për vrasjen e pazbardhur të Oliver Ivanoviç.

“Por pse nuk ka zemërim për vrasjen e pazbardhur të liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në vitin 2018?”, ka përfunduar Joseph.

Reagimi i Joseph ka ardhur pasi përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Serbët vendosin t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës (VIDEO)

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika