Profesori Krasniqi: Vendimi i Qeverisë për Klan Kosovën, goditje e rëndë për gazetarinë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar kundër vendimit të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të kompanisë Klan Kosova, duke e konsideruar një tentativë të palogjikshme për të mbyllur televizionin më të madh dhe më kredibil në vend, dhe e ka konsideruar këtë “politikë antishtetërore dhe antikombëtare”

Milazim Krasniqi, Profesor

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar në lidhje me vendimin e ARBK-së për pezullim të certifikatës së biznesit të kompanisë Klan Kosova Sh.P.K.

Sipas tij, ky vendim “që nga fillimi i ka elementet e sjelljes abnormale të Qeverisë, qoftë dhe vetëm si spin, si tentativë për të mbuluar dështimet e veta të shumta, veçmas në raport me partnerët ndërkombëtarë”.

“Referimi në një çështje terminologjike a administrative, për të tentuar mbylljen e njërit nga televizionet me të mëdha dhe më kredibile në vend, vërtet është jashtë logjikës. Në kohën kur në Kosovë operojnë media që mohojnë shtetin e Kosovës siç bëjnë disa televizione në pronësi serbe dhe të cilat as Agjencia e as KPM nuk guxojnë t’i prekin, kjo tentativë ndaj Klan Kosova duket edhe si politikë antishtetërore dhe antikombëtare”, ka thënë ndër të tjera profesori Krasniqi.

“Pse po ndodhë kjo? Njëra nga arsyet është urrejtja patologjike ideologjike që ka LVV dhe Kurti ndaj kapitalizmit, iniciativës së lirë, konkurrencës. Ata synojnë të vendosin kontroll mbi institucionet, ekonominë e shoqërinë, sipas dogmave marksiste-trockiste. Arsyeja tjetër është fobia nga mendimi i lirë, nga liria e medias. Ata kanë frikë neurotike nga mendimi i lirë, nga diversiteti dhe konkurrenca”, ka shtuar më tej Krasniqi.

Sipas tij, kjo është një “tentativë morbide e Qeverisë”, e cila siç ka thënë “nuk do të ketë sukses por do të mbetet shija e hidhur e qëllimeve të saj të errëta ndaj lirisë së medias”.

Po ashtu, Krasniqi ka theksuar se gazetarët raportuan nga veriu, duke u ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe rrezikut për jetën e tyre. Dhe sipas tij, kjo situatë i ka shkaktuar tmerr kryeministrit Kurti, pasi ai nuk mund t’i kontrollojë gazetarët guximtarë dhe i sheh ata si rrezik.

“Kjo është një goditje e rëndë për gazetarinë, në kohën kur gazetaria ka shënuar arritjet e veta më të larta profesionale, morale dhe kombëtare nga raportimi nga veriu. Gazetarët sypatrembur raportuan nga veriu, edhe pse ishin në kërcënime dhe rrezik për jetën e tyre. Kjo e ka tmerruar Kurtin, sepse këta gazetarë guximtarë ai nuk i ka nën urdhra dhe prandaj i sheh si rrezik. Paranoja marksiste-trockiste nga gazetarët dhe nga mediet është botërisht e njohur. Por gazetarinë shqiptare nuk ka mundur ta mposht as Millosheviqi, Vuçiqi në vitet 90. Tash në liri, shanset për ta mposhtur qeveria gazetarinë dhe lirinë e medies, janë të barabarta me zero. Siç thuhet popullorçe, veç po koriten”, përfundoi Krasniqi. /Klankosova.tv

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika