Profesori nga Australia po kryen operacione të komplikuara te fëmijët në Kosovë

Për herë të dymbëdhjetë profesori austrialian, Paddy Dewan bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, janë duke kryer operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar (ShSKUK) ka njoftuar se për herë të dymbëdhjetë profesori austrialian, Paddy Dewan dhe ekipi i mjekëve po kryejnë operacione te fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse.

“Për herë të dymbëdhjetë, profesori dhe humanisti, Paddy Dewan, nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, po kryejnë operacione te fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse”, ka njoftuar ShSKUK.

ShSKUK ka njoftuar se ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, kurse janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike.

Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë më 18 tetor dhe do të qëndrojë deri më 25 tetor 2023.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika