Profesori nga Britania: Serbia duket se i përdori makinat e dhuruara nga ShBA-ja për t’i trajnuar terroristët

Profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir

Në vazhdën e publikimeve të provave lidhur me sulmin terrorist, mbrëmë Xhelal Sveçla ka publikuar disa video ku shiheshin grupe të armatosura derisa stërviteshin në Serbi, konkretisht, në prona të kriminelit Milan Radojçiq.

Profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, duke iu referuar pamjeve, ka hedhur dyshime se në stërvitjen e terroristëve janë përdorur edhe makinat “Humvees”, që ShBA-ja ia kishte dhuruar Serbisë.

“Makina duket si një Humvee amerikane. Sigurisht, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë shumë i lumtur që Serbia përdori Humvees të dhuruara nga SHBA për t’i trajnuar terroristët? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar!”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Si kundërpërgjigje, Policia e Kosovës i ka vrarë tre terroristë, të cilët nuk kishin pranuar të dorëzoheshin para autoriteteve ligjore të Kosovës.

Përgjegjësinë mbi sulmin terrorist e ka marrë krimineli Milan Radojçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika