Profesori Rusinovci: Kosova shpeshherë kontrakton grurë që nuk i plotëson standardet

Profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci, duke folur për cilësinë e grurit në Kosovë, ka thënë se shpeshherë Kosova importon grurë që nuk i plotëson standardet.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Rusinovci ka thënë se sa i përket çështjes së cilësisë, Kosova qëndron shumë larg.

“Çka më brengos është që kontrolla e cilësisë për grurin duhet të jetë e standardizuar dhe shpeshherë Kosova kontrakton sasi të mëdha të grurit që nuk plotëson standardet. Shpeshherë kemi kontraktu rezerva të vjetra të vendeve tjera, që nuk e kanë plotësu hektolitrin. Ata e kanë obligim ta lirojnë rezervën e ta tregtojnë. Për çështjen e cilësisë jemi shumë larg”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosovës i nevojitet një strategji konkrete, që do ta rriste, jo vetëm sasinë e grurit, por edhe cilësinë e tij.

Sa i përket çështjes së çmimit të miellit apo bukëve, ai ka thënë se kjo nuk varet nga Kosova, por nga çmimet e bursave ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika