“Profi Box Gala” dhe Kosova-Zvicra: “Dueli Sportiv” vjen sonte me një edicion special

Një natë sportive e garantuar me shumë spektakël do të jetë sonte në RTV Dukagjini

Emisioni sportiv më i shikuar në Kosovë ‘Dueli Sportiv’ vjen sonte me një edicion special, nga ora 20:00.

Mbulimi i ‘Profi Box Gala’ ku do të zhvillohen tetë meçe të boksit do të transmetohet ekskluzivisht në RTV Dukagjini.

E përballja kryesore e mbrëmjes do të jetë mes boksierit shqiptar Shefat Isufi ndaj Armenak Hovhannisyan.

Para dhe pas përfundimit të meçeve do të diskutohet rreth meçeve, për t’i analizuar ato në detaje me të ftuar special.

Kjo nuk është e gjitha.

Vëmendje do t’i kushtohet edhe ndeshjes të shumëpritur mes Kosovës dhe Zvicrës.

Lidhje direkte nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’, intervista me tifozë, mund t’i shikoni vetëm në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Teksa, nga studio analistët dhe trajnerët do të japin mendimin e tyre për këtë takim.

Pra, sonte adhuruesit e sportit kanë vetëm një adresë, RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika