“Programi mbi 7 miliardësh euro”, Hoti: Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e këtij Programi të BE-së

"Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Evropës Digjitale"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

“Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale të BE-së”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, këtë reagim e bëri, pasi më herët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale.

Gjithashtu, pjesë e këtij programi do të jenë edhe Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Por, mesa duket sipas njoftimit të Ramës, Kosova nuk do të jetë prej e këtij programi financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro.

“Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Evropës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika