Programi për shëndetësi i PDK-së, Hamza premton 1.5 miliardë euro investime

Bedri Hamza ka premtuar investime prej 1.5 miliardë eurosh në shëndetësi

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel, e ka prezantuar programin për shëndetësi.

Hamza ka treguar se ky sektor do të jetë top prioritet në qeverisjen e tij. Ai ka thënë se për katër vjet në shëndetësi do të investohen 1.5 miliardë euro.

Po ashtu, Hamza në Facebook, renditi një nga një investimet që parashihen të ndodhin:

1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;

100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;

50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;

Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;

Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;

Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;

Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika