Projekti për lajmërim, Ministria e Financave viziton 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë ka vizituar 1100 pensionistë në shtëpi, duke siguruar kështu që ata të përfitojnë nga e drejta e tyre për pension pa nevojë për paraqitje fizike në zyrat e pensioneve

Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se kanë vizituar mbi 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre në të gjitha komunat e Kosovës.

Kjo vizitë në shtëpi, sipas njoftimit të Ministrisë, ka për qëllim sigurimin e aksesit më të lehtë dhe të përmirësuar për pensionistët që për shkak të moshës 80-vjeçare e sipër, apo shkaqeve shëndetësore, nuk mund të paraqiten fizikisht në Zyrat e Pensioneve.

Pra, iniciativa synon që pensionistët të kenë mundësinë për të vazhduar të përfitojnë nga e drejta e tyre për pension, edhe në rrethana kur nuk janë në gjendje të lëvizin për të shkuar në zyrat përkatëse.

Për të kërkuar lajmërimin në shtëpi, pensionistët apo familjarët e tyre mund të paraqesin kërkesën në zyrat e Departamentit të Pensioneve ose nëpërmjet adresës elektronike të rajonit të tyre.

Adresat e emailit për çdo rajon janë si vijon:

  • Rajoni i Prishtinës: pensionet.pr@rks-gov.net
  • Rajoni i Prizrenit : pensionet.pz@rks-gov.net
  • Rajoni i Ferizajit : pensionet.fe@rks-gov.net
  • Rajoni i Gjilanit : pensionet.gji@rks-gov.net
  • Rajoni i Mitrovicës : pensionet.mi@rks-gov.net
  • Rajoni i Pejës : pensionet.pj@rks-gov.net
  • Rajoni i Gjakovës : gjk@rks-gov.net

Kërkesa duhet të përmbajë informacionin e nevojshëm për identifikimin e pensionistit dhe përfshin emrin dhe mbiemrin, numrin personal, numrin e telefonit të pensionistit (nëse ka), numrin e telefonit të një personi të afërt të pensionistit dhe adresën e banimit.

Pas aplikimit, pensionistët ose aplikuesit do të konfirmohen se kërkesa është pranuar.

Pas verifikimit të të dhënave, pensionistët do të njoftohen 24 orë më parë, përfshirë ditët e vikendit, për realizimin e vizitës nga ekipet mobile. Kjo masë synon të sigurojë që çdo pensionist të ketë mundësinë për të marrë pensionin e tyre pa shqetësime dhe pengesa.

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika