Projektligji aktual “lejon kapjen e medieve”, BE-ja rekomandon draft të ri të ligjit për KPM-në

"Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të lërë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me palët e interesit të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e tij më pas të pasqyrohen në një draft të ri"

Fotografi ilustruese

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së e kanë mirëpritur Opinionin Ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës (KE) për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Kështu bëhet e ditur në një njoftim në Facebook nga zyra e BE-së në Kosovë, teksa thuhet më tutje se siç thekson raporti i KiE-së, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai të mos nënvlerësojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore.

Në njoftim më tutje kanë theksuar nevojën të bëhet një draft i ri i ligjit për KPM-në.

“Ne mbështesim qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e Shërbimeve Audio-Vizuale. Megjithatë, siç thekson raporti i KiE-së, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai mos të nënvlerësojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore.

Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të lërë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me palët e interesit të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e tij më pas të pasqyrohen në një draft të ri”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika