Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes [LVV] Eman Rrahmani ka propozuar që të largohet pika 5 nga rendi i ditës ku shqyrtohet projektligji për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere. Pasi që ky projektligj është kontestuar dhe ka dyshime se i njëjti ka kaluar pa kuorum në Kuvendin e Kosovës dhe akoma po pritet vendimi i administratës.
Për këtë propozim nuk ka pasur kuorum dhe rendi i ditës është miratuar siç është paraparë.
Aktualisht po Shqyrtohet Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj.
Para Komisionit për të diskutuar mbi këtë pikë dhe mbi Projektligjin për Performancën energjetike të ndërtesave prezent është ministri i Financave Hekuran Murati.
Tekstet shkollore, Kastrati: Përjashtues për shtëpitë botuese, këso ligji ka vetëm Meksika
Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.
Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.
Lexo edhe: (VIDEO) Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend
Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.
Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.
Lexo edhe: “Kuvendi është shtëpia jonë”, “Merrne Dejonën në grup punues” – Dumoshi e ashpër me Nagavcin
Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por për një gjë të tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.