Projektligji i Serbisë për ndjekjen e krimeve në Kosovë konsiderohet agresion ndaj sistemit gjyqësor kosovar

Qeveria e Serbisë miratoi një projektligj që synon të japë kompetenca autoriteteve gjyqësore serbe për ndjekjen e veprave penale në Kosovë, një veprim që avokati Artan Qerkini cilëson si agresion ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës. Teksa avokati Mustafë Radoniqi vëren se Serbia mund të përdorë këtë ligj për t’ia ngarkuar Kosovës krimet e luftës

Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se ka miratuar një projektligj që përcakton organizimin dhe kompetencat e autoriteteve gjyqësore serbe për ndjekjen e veprave penale të kryera në Kosovë. Ky vendim ka ngjallur reagime në Kosovë.

Avokati Artan Qerkini e cilëson këtë projektligj si një akt të hapur të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor të Kosovës. Ai thekson se me miratimin e tij, Serbia synon që të ngarkojë gjykatat dhe prokuroritë e saj me kompetenca mbi hetimin dhe gjykimin e veprave penale që pretendohet të jenë kryer në territorin e Kosovës.

“Nuk ka dilemë që ky është një akt agresioni ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës. Ngase me këtë ligj është përcaktuar kompetenca e një prokurorie dhe një gjykate në Serbi, që njëra t’i zhvillojë hetime njëra t’i gjykojë rastet. Pra që paraqesin vepra penale, e të cilat pretendohet se janë kryer në Republikën e Kosovës. Padyshim që ky është një akti i agresionit dhe ndërhyrje në sovranitetin”, ka thënë Qerkini.

Ai tutje ka shtuar se “Këtu mund të fshihet edhe një çështje tjetër. Ngase pas anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Serbia mund të thotë se është duke bërë hetime paralele, dhe këto hetime mund të paraqiten si problematike për ekstradim. Mund të jetë edhe kjo njëra nga qëllimet”.

Për fund avokati Qerkini ka thënë se “Sidoqoftë edhe në aspekt ndërkombëtar edhe të brendshëm, veprimet procedurale që do të kryhen janë nulë, pasi janë duke u kryer nga organet jo kompetente. Dhe nuk mund të prodhojë pasoja juridike”, ka thënë Qerkini në FIVE të Dukagjinit.

Ndërkaq, avokati Mustafë Radoniqi ka shprehur shqetësimin se Serbia mund të përdorë këtë ligj për të vendosur barrën e krimeve të luftës mbi Kosovën dhe për të shmangur përgjegjësinë e vet për krimet e kryera.

“Serbia në çdo aspekt mundohet që ta ngarkojë Kosovën me këto çështje të krimeve të luftë. Në mënyrë që Kosova në raport më bashksinë evropiane dhe SHBA, të jetë në një pozitë më të rëndë. Unë konsideroj që ata janë duke u mundur me nxjerrë vetin për shkak se në çdo mënyrë janë të involuar në krime që kanë ndodhur. Por edhe që po mundohen t’i zbatojnë. Kemi rastin e Banjskës, Serbia vetëm nuk pati sukses, se ata kanë menduar që menjëherë ta krijojnë një status quo…

Ata pretendojnë që krimet t’ia vejnë barrë Kosovës… Serbia mundohet me liru vetën prej obligimeve që I ka ndaj popullatës që i ka përjetuar ato krime”, ka thënë Radoniqi në FIVE.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika