Projketligji për paga në diskutim paraprak, nuk dihen shumat e pagave

Dukagjini e ka siguruar përmbajtjen e Projektligjit për Paga, që aktualisht është në diskutim paraprak.  Aty nuk është caktuar vlera monetare e koeficientit por sipas ekonomistëve ajo shumë duhet të përcaktohet duke e krahasuar me koston e jetesës

Qeveria e Kosovës

Projektligji i shumë kërkuar nga punëtorët e sektorit publik për pagat tashmë është proceduar në diskutim paraprak.

Të njëjtin Televizioni Dukagjini e ka siguruar por në të nuk është caktuar vlera monetare e koeficientit por shihet që ajo që do të paguhet më së shumti në vend do të jetë e para e shtetit apo Presidentja.

Me radhë vjen Kryetari i Gjykatës Kushtetuese pastaj Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit.

E se si duhet të caktohet vlera e koeficientit, tregon ekonomisti, Erton Bega

“Sic e dojnë praktikat e shteteve tjera koeficienti I tillë zakonisht përcaktohet me ligjin e buxhetit I cili në vazhdimësi duhet të rishikohet në baza vjetore duke e patur parasyshë koston e jetesës, inflacionin e shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Bega.

Erton Bega, ekonomist

Koeficienti por jo edhe vlera monetare e tij janë bërë të ditura edhe për sektorin e arsimit.

Sipas këtij dokumenti Rektori do ta ketë koeficientin 14.2, dekani 12.8 dhe profesori i rregullt 12.4. Drejtori i Shkollës së Mesme të lartë 6.4 dhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë 5.8. Mësimdhënësi në institucionet parashkollore 5.2, edukatorët 5.

Si risi e ka vlerësuar projektligjin, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

“Ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm e ndër të tjera, Projektligji i pagave sjell:

Koeficientë të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve, Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët, Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale, Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore e Transparencë të plotë të pagave në sektorin public” ka deklaruar Nagavci.

Përgjigjja e ministres së Arsimit Arbërie Nagavci

Ani pse akoma nuk dihet se sa mund të jetë paga e saktë e punëtorëve të sektorit publik, ekonomisti, Erton Bega shpejgon mënyrën si bëhet llogaritja e koeficienteve.

“Ta zëmë nëse koeficienti do të ishte në vlerën e tanishme sic është 120 euro atëherë paga e Presidentës që është më e madhja sipas këtij projekligji shumëzohet me shumën 18 dhe me këtë del vlera e pagës së Presidentës apo psh paga e kadetit të FSK-së që shumëzohet me numrin 2”, ka shtuar Bega.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika