Prokurorët belgë, akuza ndaj një tjetër eurodeputeti për korrupsion

Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti tjetër, Marc Tarabella, për korrupsion në një skandal që ka tronditur Parlamentin Evropian, njofton e përditshmja belge Le Soir.

Tarabella, një socialist belg, u arrestua të premten. Le Soir citon prokurorët të thonë se ai u akuzua për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Avokati i zotit Tarabella, Maxime Toller, tha se gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet belge, klienti i tij mohoi të ketë kryer shkelje, shkruan VOA.

Skandali i ashtuquajtur Katargate filloi dhjetorin e kaluar kur autoritetet akuzuan katër persona të lidhur me Parlamentin Evropian – që e ka selinë në Bruksel – se kanë marrë para dhe dhurata në këmbim të favorizimit të Katarit, vendi organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika