Prokurorët rusë kërkojnë 25 vjet dënim për kritikun e Kremlinit

Prokurorët rusë kanë kërkuar një dënim me 25 vjet burg për politikanin opozitar Vladimir Kara-Marza, kështu ka njoftuar të enjten një nga avokatët e tij

Vladimir Kara-Murza

Prokurorët kanë kërkuar dënim me 25 vjet burgim për kritikun e Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, ka thënë avokatja e tij.

“Papritur për mua dhe Vladimirin, gjykata dëgjoi sot argumentet. Procesi po ecën mjaft shpejt dhe prokurori ka kërkuar 25 vjet burg”, u ka thënë gazetarëve avokatja Mariya Eysmont në një video të publikuar nga kanali i lajmeve SOTA Telegram.

Avokatja Maria Eismont, u ka thënë gazetarëve se kërkesa e prokurorit për dënimin 25-vjeçar erdhi në një seancë të mbyllur më 6 prill. Ajo ka shtuar se klienti i saj ka humbur 17 kilogramë gjatë qëndrimit në burg.

Ajo ka thënë çështja kundër aktivistit të opozitës ruse për disa akuza, përfshirë tradhtinë, po vazhdon me shpejtësi.

Kara-Murza, 41 vjeç, u arrestua në prill të vitit të kaluar me akuzën e përhapjes së “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse pasi ai kritikoi pushtimin e Ukrainës.

Lista e akuzave kundër kritikut veteran të Kremlinit u zgjerua shpejt, dhe ai tani akuzohet gjithashtu për tradhti të lartë dhe për lidhje me një organizatë “të padëshirueshme”.

Vladimir Kara-Murza, ish-aleat politik i liderit të ndjerë opozitar rus, Boris Nemstov, pasi humbi vetëdijen dhe u dërgua në spitalin e Moskës, gruaja e tij tha se ai u dërgua në spital me “simptoma të helmimit”, raporton The Moscow Times.

Sikurse në rastet paraprake, Rusia ka mohuar përfshirjen, duke përmendur mungesën e fakteve.

Kara-Murza beson se të dyja incidentet kanë qenë hakmarrje për aktivizmin e tij politik, duke përfshirë lobimin e tij për Aktin amerikan Magnitsky.

Ky ligj i vitit 2012, parasheh vendosjen e sanksioneve ndaj rusëve për të cilët beson se abuzojnë me të drejta të njeriut. Ky ligj atëherë pati zemëruar Kremlinin.

Rusia përshkallëzoi shtypjen e saj ndaj figurave të opozitës, gazetarëve të pavarur dhe aktivistëve pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Shumica e figurave të opozitës ruse tani janë ose në burg ose në mërgim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika