Prokurori i Pjetër Shalës tani kalon në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në seancën e të enjtes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Prokurorisë i është shtuar edhe një anëtar, Filippo De Minicis, ndërsa dëshmitari i i 87-të i rastit po merret në pyetje. Ai është Halim Berisha, i cili kërkoi të fliste publikisht dhe pritet të japë dëshmi për rreth një ditë

Në krye të seancës së të enjtes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në procesin që po zhvillohet ndaj katërshes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, Prokurorisë i është shtuar edhe një anëtar tjetër.

Ekipit që e udhëheq prokurorja kryesore, Clare Lawson, i është shtuar edhe Filippo De Minicis, i cili deri tani ka kryesuar çështjen e ZPS-së kundër Pjetër Shalës (i dënuar me 18 vjet burgim në shkallë të parë).

Dëshmitari i parë te rasti “Thaçi dhe të tjerët”, të cilin po e merr në pyetje De Minicis, është Halim Berisha, i cili kërkoi t’i hiqen masat mbrojtëse të vendosura më parë – me kërkesë të Prokurorisë dhe të fliste publikisht.

Ky dëshmitar është i 87-ti në këtë proces, dhe dëshmia e tij pritet të zgjasë përafërsisht një ditë.

Sipas gjyqtarit Charles Smith III, pyetjet e ZPS-së parashikohet që të zgjasin një orë, kurse ekipet e mbrojtjes dy orë për kundërpyetjet e tyre.

Po ashtu, është e rëndësishme të përmendet se nuk ka ndonjë njoftim nga Specialja se a ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 86-të, pasi edhe seanca e djeshme ku u dëgjua dëshmia e tij përfundoi në sesion privat.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika