Prokurori i ShBA-së, Garland konfirmon bastisjen e shtëpisë së Trump-it

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland ka konfirmuar se agjentët federalë kanë kontrolluar pronën e ish-presidentit, Donald Trump në Florida. Ai ka thënë se personalisht kishte miratuar vendimin për të kontrolluar shtëpinë e Trump

Prokurori i përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland

Të enjten e 11 gushtit, Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Merrick Garland ka konfirmuar se agjentët federalë kanë kontrolluar pronën e ish-presidentit, Donald Trump në Florida për të hetuar nëse ai ka marrë dokumente presidenciale nga Shtëpia e Bardhë ndërsa po largohej nga detyra.

Garland ka thënë se personalisht kishte miratuar vendimin për të kontrolluar shtëpinë e Trump, raporton Reuters.

Ai tha se Departamenti i Drejtësisë i kishte kërkuar një gjykate të zhbllokonte një urdhër kërkimi të paraqitur si pjesë e hetimit për shkak të “interesit publik”, pasi vetë Trump njoftoi për hetimet në një deklaratë të hënën mbrëma.

Kërkimi në resortin Mar-a-Lago të Trump në Palm Beach shënoi një përshkallëzim të rëndësishëm në një nga hetimet e shumta që ai po përballet që nga koha e tij në detyrë dhe në biznesin privat.

Donald Trump, ish president i SHBA-së

Departamenti i Drejtësisë i Garland është përballur me kritika të ashpra dhe kërcënime në internet në këtë javë pas hetimeve.

Mbështetësit e Trumpit dhe disa nga kolegët e tij republikanë në Uashington, kanë akuzuar demokratët se kanë armatosur burokracinë federale.

Ndryshe, të hënën e tetë gushtit, Federal Bureau of Investigation (FBI) ka ekzekutuar një urdhër kontrolli në resortin Mar-a-Lago të Donald Trump në Palm Beach, Florida, si pjesë e një hetimi për trajtimin e dokumenteve presidenciale, duke përfshirë dokumente të klasifikuara, që mund të jenë dërguar atje.

Ish-presidenti i ShBA-së, Trump konfirmoi se agjentët e FBI-së ishin në Mar-a-Lago dhe ka thënë se “ata madje hynë në kasafortën time”.

Ai ishte në Kullën Trump në New York, kur u ekzekutua urdhri i kontrollit në Florida, tha një person i njohur për CNN.

“Shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, në bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha Trump në një deklaratë të hënën në mbrëmje.

FBI bastis pronat e Donald Trump për hetim të disa dokumenteve

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika