Prokurori i Shtetit nis hetimet për mbrojtjen e votës së lirë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dyshimet për cenimin e fshehtësisë së votimit kanë çuar në nisjen e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të mbrojtur votën e lirë

Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka nisur angazhimin për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet nacionale të parashikuara për më 9 shkurt 2025.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se, pas pranimit të informatave për raste të dyshuara që lidhen me veprën penale të “Cenimit të fshehtësisë së votimit” (neni 215 i Kodit Penal të Kosovës), Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar se do të ndalojnë çdo qytetar që përpiqet të ndikojë apo keqpërdorë votën e lirë të sovranit.

Ai ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe të paraqesin çdo informacion lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika