Prokurori i Shtetit: Procesi i votimit në katër komunat veriore kalon pa asnjë incident

Prokurori i Shtetit

Përmes një komunikate për media, Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë gjithë ditës ka mbikëqyrur procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat veriore.

Ky proces zgjedhor është zhvilluar për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Prokurori i Shtetit ka shtuar se pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve do të njoftojë se nuk kanë të evidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit.

“Prokurori i Shtetit, do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika