Prokurori special thotë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në të cilat dyshohet se ka armatim

“Jemi në atë drejtim, tu punu hala në atë drejtim, për me mujt me identifiku edhe persona tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”, ka thënë prokurori special, Naim Abazi

Prokuroi special i rastit në veri, Naim Abazi, ka thënë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim, si dhe po punohet ende për të identifikuar persona të tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast.

Prokurori Abazi, po ashtu, për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se aksioni është ende në procedurë dhe se po merren edhe disa veprime shtesë.

“Jemi në atë drejtim, tu punu hala në atë drejtim, për me mujt me identifiku edhe persona tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”, ka thënë Abazi.

Gjithashtu, Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje.

“Jemi tu i identifiku edhe kamerat dhe lokacionet e ndryshme, po ashtu, kemi sekuestruar disa kamera, dëshmitarët jemi tu identifiku janë plot veprime tjera që ndoshta s’mundem me t’i lisitu për shkak të hetimeve që janë tu u ba”, tha tutje prokurori Abazi.

Në vijim, Abazi ka deklaruar se nga Prokuroria Speciale do të parashtrohen edhe kërkesa për paraburgime.

“Po patjetër, po, po do të ketë veprime dhe do të ketë kërkesa që do të adresohen edhe përmes gjykatës edhe veprime tjera”, ka thënë prokurori Abazi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbrëmë ka njoftuar se 6 persona janë ndaluar për përfshirje në sulmin ndaj policisë, që dyshohen për vepra terroriste në Banjskë të komunës së Zveçanit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas PSRK-së, të ndaluarit dyshohen për disa vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika