Prokuroria apelon që të dëmtuarat në rastin ‘Albkings’ të paraqiten në stacionet policore

Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka bërë thirrje gjithë të dëmtuarave në rastin e ‘Albkings’ për t’u paraqitur në stacionet policore të afërta për bashkëpunim

Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha vajzat dhe gratë që janë të dëmtuara në rastin e “Albkings” të reagojnë duke paraqitur veten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre.

Në këtë rast, grupi “Albkings” ka shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna personale të tjera.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Siç thuhet në njoftim, Prokuroria Themelore në Prishtinë është në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës për të trajtuar rastin e “Albkings”.

Një muaj paraburgim për adminin e grupit “Albkings”, i dyshuar për shpërndarje të fotografive dhe videove intime

Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit për të pandehurin E.N, pasi dyshohet se ka ofruar dhe shpërndarë pa autorizim fotografi dhe video intime të individëve nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllime të prostitucionit.

Personi në fjalë, administrator i grupit “Albkings” u arrestua më 16 prill dhe më pas ishte ndaluar për 48 orë pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika