Prokuroria autorizon policinë ta hetojë rastin e pacientit i cili vdiq pas operacionit në QKUK

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka autorizuar Policinë e Kosovës ta hetojë vdekjen e pacientit, i cili vdiq pas operimit në zemër në QKUK

Kardiologu Kushtrim Shala

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës, t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta sqaruar rastin e pacientit në QKUK, i cili vdiq rreth tri orë pas operimit në zemër.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, për Portalin Dukagjini, ka thënë se në rast të paraqitjes së veprave apo elementeve të ndonjë vepre penale, do të merren veprime të tjera.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj.

Pacienti kishte vdekur në QKUK tri orë pas intervenimit kirurgjik në zemër. Atë e kishte operuar kardiologu Kushtrim Shala, i cili, pas operacionit, e kishte vlerësuar si të suksesshëm atë.

Shala ishte akuzuar se ka pasur mungesë përvoje nga drejtori i klinikës, Rifat Brahimaj.

Atij i është kundërpërgjigjur Shala duke thënë se ndaj tij është bërë tentim për eliminim profesional nga Brahimaj, të cilin e ka akuzuar vetë për mungesë përvoje.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika