Prokuroria dhe mbrojtja e Salih Mustafës dorëzojnë dosjet përfundimtare të tyre

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se dorëzimi i dosjeve gjyqësore përfundimtare është bërë më 21 dhe 22 korrik të këtij viti

Salih Mustafa

Dosjet përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtjes së Salih Mustafës janë dorëzuar tek trupi gjykues, kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare të tyre, Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ato kanë njoftuar se dorëzimi i dosjeve gjyqësore përfundimtare është bërë më 21 dhe 22 korrik të këtij viti.

Ndërkaq, fjalët përfundimtare të palëve do të paraqiten në shtator të këtij viti në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë dëgjuar.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Ky i fundit ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Duhet përmendur se Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020, që nga koha kur është arrestuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika