Prokuroria e ndryshon aktakuzën kundër Thaçit e të tjerëve, s’kanë prova për krimet në Ferizaj

Ndonëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzoheshin për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt, si rrjedhojë e pamjaftueshmërisë së provave

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt, si rrjedhojë e pamjaftueshmërisë së provave.

“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështetet në provat e [Redaktuar] dhe se konsideron se tani nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar të njëjtit që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj.

“Aktakuza e konfirmuar e ndryshuar do të ngrihet deri të premten, 30 shtator 2022”, thuhet në vendim.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai krahas Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, akuzohen për krime lufte. ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar, transmeton BD.

Ndërkaq, prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika