Prokuroria e posaçme refuzon kërkesën e Sali Berishës për të shkuar në parlament

Në Shqipëri, Prokuroria e posaçme ka njoftuar të premtën se ka refuzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha që ai të lejohet të marrë pjesë në seancat e parlamentit

Në Shqipëri, Prokuroria e posaçme ka njoftuar të premten se ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha që ai të lejohet të marrë pjesë në seancat e parlamentit.

Që prej fundit të muajit të shkuar, Berisha ndodhet në arrest shtëpie, pasi më herët ai refuzoi të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e konsideruar atë se ishte në shkelje të kushtetutës.

Në vendimin e dy prokurorëve të çështjes, shjegohet se sipas Kodit të Procedurës penale “në kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi, vlejnë rregullat e paraburgimit”, e për pasojë “e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë dhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për Kuvendin, duhet të konsiderohet si e papajtueshme me zbatimin e masës së sigurimit ‘arrest në shtëpi’”.

Prokurorët shpjegojnë po ashtu se në asnjë dispozitë ligjore nuk është parashikuar mundësia e dhënies së një leje të tillë e sipas tyre edhe në kërkesën e avokatit të Sali Berishës thuhet se “nuk evidentohet asnjë dispozitë mbi të cilën të mbështetet kërkesa për dhënien e kësaj leje”.

Sali Berisha është në hetim për procedurat e ndjekura në rastin e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Ai dyshohet të ketë favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga ish-pronarët e truallit, mbi të cilin, më pas lulëzoi një kompleks pallatesh.

Ndonëse në arrest shtëpie, çdo mbrëmje, Berisha shfaqet në dritaret e apartamentit të tij, duke iu drejtuar grupeve të mbështetësve që grumbullohen pranë banesës në një nga zonat qendrore të Tiranës.

Ish-kryeministri ka ankimuar vendimin e gjykatës për arrestin në shtëpi, dhe javën e ardhshme pritet të zhvillohet seanca në Gjykatën e Apelit, ndërkohë që po javën e ardhshme ai është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët./VoA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika