“Prokuroria e re”, Kurti përsëri me kritika e sulme ndaj sistemit prokurorial

Fushata zakonisht përdorët që partitë të shpalosin programin e tyre 4 vjecar por mbrëmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që synon edhe një mandat në këtë pozitë, fushatën e shfrytëzoi për të kritikuar e sulmuar Prokuroritë e prokurorët e Kosovës. Sipas monitoruesve të drejtësisë kjo tregon qe kryeministri nuk respekton Kushtetutën e shtetit të tij.

Kryeministri Albin Kurti

Një ndër institucionet më të rëndësishme të drejtësisë, ajo që përfaqëson shtetin në Gjykata, Prokuroria, sipas Kryeministrit po duket sikur mos me qenë e Kosovës.

Shfrytëzoi fushatën, ku po kërkon edhe një mandat, për ta cilësuar sistemin aktual prokuroria si jopatriotike.

“Ju e keni pa që krerët e prokurorisë nuk po na mbështetin në luftim të krimit të organizuar dhe po ashtu po na pengojnë në luftimin e strukturave të Serbisë. Kjo prokurori si mos me qenë e Kosovës. Për këso prokurorie Kosova nuk ka nevojë”, ka thënë Kurti.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj po thotë se kjo qasje e Kryeministrit të Kosovës kundrejt Prokurorisë mbi të gjitha tregon që ai nuk ka respekt për Kushtetutën e Republikës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ndalon një qasje të tillë ku Kryeministri i Kosovës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër bën deklarata të tilla që janë jashtë cdo logjike juridike, janë cdo logjike që në një forme promovon institucione, shtetin e Kosovës”, ka thënë Miftaraj.

Avokati, Ardian Bajraktari  e quan për keqardhje këtë formë të komunikimin me masën nga ana e Kryeministrit.

“Sulmet e tilla nga ekspontent të ndryshëm të pushtetit kanë qenë të tilla përgjatë gjithë mandatit dhe natyrisht këto në kohë fushate vetëm sa intensifikohen e kjo është për keqardhje. Vlerësoj që institucionet tona e para se gjithash kryeministri i vendit duhet të mbështet institucionet e drejtësisë”, ka thënë Bajraktari.

Televizioni ka tentuar të marr një reagim nga Këshilli Prokurorial për këtë kritikë e sulm të radhës të partisë në pushtet ndaj këtij institucioni të pavarur,  por ata nuk kanë dhënë një qëndrim për këtë.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika