Prokuroria inicion procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e së ndjerës Sebahate Morina, është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit

Prokuroria e Shtetit

Autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit që merrej me rastin e tashmë së ndjerës Sebahate Morina.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që thotë se institucionet e Kosovës kanë dështuar ta mbrojnë jetën e së ndjerës Sebahate Morina e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

“Kryeprokurori i Shtetit ka bërë të ditur se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.

Dje dhe sot janë mbajtur aksione protestuese për vrasjen e Sebahate Morinës, ku është kërkuar dorëheqja e prokurorit përgjegjës të këtij rasti.

Mbishkrimi “Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës” është vendosur përballë ndërtesës së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ndryshe, më 22 mars të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me vendim për të ndjerën Sebahate Morina, e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Në vendim thuhet se institucionet e Kosovës, respektivisht, Gjykata Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore në Gjilan, Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë dështuar ta mbrojnë jetën e së ndjerës Sebahate Morina.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika