Prokuroria jep detaje për aksionin kundër fajdesë në Prizren, ku u arrestua një 28-vjeçar

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me aksionin e realizuar kundër fajdes, gjatë të cilit është arrestuar një 28-vjeçar.

Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria ka zbuluar se E.K., që nga një periudhë e papërcaktuar deri në muajin mars të këtij viti, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ofruar shuma të mëdha parash në formë borxhi me kamata të paligjshme, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të viktimave.

Sipas Prokurorisë, ky veprim ka rezultuar në dëme financiare të mbi 100,000 euro, duke detyruar një viktimë të marrë një kredi prej 150,000 euro, e cila nuk ka mjaftuar për të mbuluar kamatën e paligjshme.

Pas kontrollit në shtëpinë e të pandehurit, policia ka sekuestruar para në shumën 8,935 euro, 580 franga zvicerane, 1,000 dollarë amerikanë, 17,700 lekë shqiptare, si dhe një automjet markë “Audi”.

“I pandehuri E.K., që nga koha e pavërtetuar dhe në vazhdimësi – deri në muajin Mars të këtij viti, në Prizren, në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, për vete pranojnë dhe kontraktojnë shuma dukshëm jo-proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, varfërinë dhe papërvojën e tij, në atë mënyrë që i japin viktimës para (të holla) në formë të borxhit me kamata të paligjshme (fajde), të cilat kamata vazhdojnë t’ia rrisin pandërprerë sa herë që viktima has në vonesa të kthimit të parave, me ç’rast secili nga të pandehurit në koordinim me njëri – tjetrin, e kontaktojnë rregullisht viktimën në telefon herë duke ia kërkuar paratë e herë duke i ofruar mundësi për të marrë sërish para me kamata të paligjshme duke i shkaktuar deri më tani dëme financiare mbi 100,000.00 € (Njëqind mijë euro), përkundër faktit se i njejti është detyruar të marrë një kredi në shumën prej 150,000.00 € (Njëqind e pesëdhjetë mijë euro), megjithatë as ajo nuk i ka mjaftuar që  t’i kompensojë të pandehurit për paratë e marra me anë të kamatës së kundërligjshme – fajdes, me ç’rast pas ekzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë edhe objektet përcjellëse të të pandehurit E.K, policia ka arritur të sekuestrojë të holla në shumën prej 8,935.00 € (Tetëmijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë euro); 580.00 CH (Pesëqind e tetëdhjetë franga zvicerane); 1,000.00 $ (Njëmijë dollarë amerikanë) dhe 17,700.00 Lekë shqiptare si dhe një automjet të markës ‘’AUDI’’”, thuhet nga Prokuroria.

Të gjitha këto pasuri dyshohet të jenë fituar përmes veprës penale.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe prokuroria ka paralajmëruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika