Prokuroria jep detaje për aksionin në “Pallatin e Rinisë”

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy personave të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Arrestimi i tyre është kryer në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aksioni është kryer me urdhër të prokurorisë dhe deri më tani janë ndaluar dy persona që dyshohen për kryerjen e veprave penale të ndërlidhura me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera!”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë hetuesit janë larguar nga hapësirat e “Pallatit të Rinisë”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika