Prokuroria jep detaje për ndalimin e zyrtarit komunal të Ferizajt dhe një personi tjetër

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë një zyrtarë të dyshuar për falsifikim dokumentesh, R.O. dhe një person tjetër të dyshuar F.V., dhe për këtë do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për R.O. në hjykatën kompetente

Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Një zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”, rast i cili ka ndodhur më 22 qershor të vitit të kaluar.

Në raportin 24-orësh të Policisë është bërë e ditur se lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R.O.,- person zyrtar, në zyrën e gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga nenu 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, sipas njoftimit, lidhur me këtë rast është ndaluar edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale F.V, në kohëzgjatje prej 48-orësh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit R.O, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika