Prokuroria jep detaje për rrahjen e së moshuarës në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, brenda afatit ligjor do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes se kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me këtë çështje penale do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore

Prokuroria Themelore në Pejë





Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Në një komunikatë për media thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes se kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me këtë çështje penale do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në një komunikatë për media, ka njoftuar se duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare, policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy tё dyshuara lidhur me rastin.

“Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika