Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe pronarit të biznesit

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe pronarit të biznesit që u arrestuan dje

Prokuroria Themelore e Prishtinës

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj në një prononcim për Dukagjinin, lidhur me arrestimin e 12 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe një pronari biznesi, ka thënë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave të ndaluar, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, kujtojmë që 12 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe një pronar i një biznesi janë arrestuar dje pas një aksioni të Policisë së Kosovës në Podujevë dhe Prizren.

Lexo dhe: Bastisje në Podujevë e Prizren, arrestohen 12 zyrtarë të ATK-së e një pronar biznesi

Zyrtarët e arrestuar të ATK-së dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë eurosh, kinse për ndërtimin e një hoteli, i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika