Prokuroria kërkon dënimin e mësuesit të akuzuar për ndërhyrje në notat e nxënësve, përfshirë edhe të djalit

Pas ndërhyrjes të së akuzuarit në ditarin shkollor me ç'rast ai kishte përmisuar notën mesatare dhe sukseset e përgjithshme të nxënësve, përfshirë djalit të tij, ai është ngarkuar me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar

Ditari shkollor

Në fjalën përfundimtare të seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori, Shkëlzen Ibrahimi ka kërkuar që i akuzuari, Fehmi Ramaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

I akuzuari Ramaj akuzohet se si mësues i nivelit të ulët shkollor, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shote Galica”, në fshatin Tërdec të Drenasit, ka ndërhyrë në ditarë, më saktësisht, në lëndën e biologjisë ka përmirësuar notat e 11 nxënësve, përfshirë edhe djalit të tij.

Si shkak i kësaj ndërhyrjeje, prokuroria e ngarkon atë me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar, trasnmeton KP.

Për këtë të parën, keqpërdorim të detyrës zyrtare, Ramaj është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobëpasi e kishte pranuar fajësinë, kurse për veprën e dytë, falsifikim të dokumentit zyrtar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka veçuar procedurën ngase ai ishte deklaruar i pafajshëm.

Në fjalën përfundimtare të tij, Ibrahimi deklaroi se mbetet në tërësi pranë dispozitivit të dytë të aktakuzës kundër të akuzuarit Ramaj në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga neni 342 paragrafi 1 të KPRK-së në bashkim real me veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar pika e parë e kësaj akuze.

Sipas Ibrahimit, me dëgjimin e dëshmitarëve dhe administrimin e provave materiale është vërtetuar në tërësi teza e aktakuzës që i akuzuari Ramaj ka kryer edhe veprën e dytë të cekur si dispozitiv të aktakuzës, e që ky cilësim sipas prokurorit, gjen mbështetje edhe në praktikën gjyqësore, në shkencën e të drejtës penale dhe komentarë të ndryshëm.

Sipas prokurorit Ibrahimi,  është konstatuar se i akuzuari ka kryer veprat penale që i vihen në barrë, edhe sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit, të cilin vendim e citoji prokurori.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Ramaj, avokati Ramë Dreshaj, fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim e po ashtu i njëjti ka cituar aktvendimin e Apelit me rastin e aprovimit të ankesës së tij ndaj aktvendimit për hudhje të aktakuzës që sipas tij thuhej se “nuk mund të bëhet fjalë për dy vepra penale për të njëjtin veprim”.

Paraprakisht, prokurori Ibrahimi ka bërë ricilësimin e dispozitivit të aktakuzës sa i përket veprës penale nga paragrafi 2 i akuzës pasi që sipas tij i pandehuri më herët është gjykuar për veprën penale nga dispozitivi i parë.

E këtë ricilësim e ka kundërshtuar avokati Dreshaj i cili tha se nga përvoja e tij deri më tani për herë të parë ka para vetës një ricilësim të veprës penale ku i lidh dy veprat penale me bashkim real.

“Gjithçka duron shkenca penale por diçka të tillë nuk duron në cilësimin e veprës penale” ka thënë tutje avokati Dreshaj.

Njëherësh, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitarja, Besarta Jetullahu njëherit arsimtare në shkollën “Shote Galica” e cila ka deklaruar se ka pasur ndërhyrje në nota tek 11 nxënës të kësaj shkolle përfshirë këtu edhe djalin e të akuzuarit.

E njëjta ka thënë se si kujdestare e klasës lidhur me këtë e kishte njoftuar edhe drejtorin e shkollës.

Gjithashtu, në këtë seancë është bërë edhe administrimi i provave materiale dhe i akuzuari Ramaj shfrytëzoi të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje.

Shpallja e aktgjykimit për këtë çështje penale do të bëhet më 23 qershor të këtij viti.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e datës 13 korrik 2021, kishte hudhur poshtë akuzën ashtu që kishte pushuar procedurën penale ndaj të akuzuarit Ramaj për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Ndryshe, Fehmi Ramaj ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 mars 2020, pasi kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare të 4 majit. Ai ishte dënuar me nëntë muaj burgim për dy veprat penale.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 27 dhjetor 2019, Fehmi Ramaj akuzohet se më 30 maj 2014, rreth orës 16:00, në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët “Shote Galica”, në fshatin Tërdec të Drenasit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, në cilësinë e personit zyrtar-mësues i nivelit të ulët shkollor, kujdestar i klasës së katërt, ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se këtë e ka bërë me qëllim që të përfitojnë dobi të tjerët, ashtu që ka tejkaluar kompetencat e tij, duke ndërhyrë në ditarin e klasës IX/1, ku sipas dëshirës së tij kishte përmirësuar notat ekzistuese të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2013/14, në lëndën e Biologjisë, pa dijeninë e arsimit të lëndës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari kishte ndërhyrë në notat e 11 nxënësve, duke përfshirë edhe djalin e tij, e duke i përmirësuar notat e tyre, me çka ka ngritur notën mesatare të tyre për të gjitha lëndët mësimore e kishte përmirësuar edhe sukseset e tyre të përgjithshme.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, ai akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke shënuar të dhëna të rreme në dokumentin zyrtar, ashtu që pasi kishte marrë ditarin e klasës së IX, në lëndën e biologjisë i kishte notuar 11 nxënës të kësaj klase me nota sipas dëshirës së tij, pa dijeni të arsimtarit të lëndës, tani dëshmitarit Hysen Halilaj.

Me këtë, Ramaj akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” në bashkim real me veprën nga pika 1 e dispozitivit të aktakuzës, raporton betimiperdrejtesi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika