Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 5 të dyshuarve për planifikimin e vrasjes së dy personave në Pejë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 1 muaj paraburgim ndaj këtyre 5 personave D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. Të njëjtit po dyshohen për veprat penale “Vrasje’ dhe ‘Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet sot nga ora 16:00.

Dje eshte raportuar se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë arrestuar pesë persona, të cilët, sipas forcave të rendit kishin planifikuar vrasjen e dy personave në Pejë.

Arrestimi i tyre u krye të premten më 21.02.2025.

“Mbrëmë me datë 21.02.2025, kanë realizuar operacioni policor për arrestimin e ‘Grupit të Organizuar Kriminal’ të cilët kishin planifikuar dhe ndërmarr veprime përgatitore për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje’ dhe dhe ‘Shkaktimit të Rrezikut të Përgjithshëm’ ndaj dy viktimave në Pejë” – thuhet në njoftim.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e pesë persona të dyshuar: D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. të cilët me vendim të prokurorit nga PSRK janë ndaluar për 48 orë” – vijon njoftimi.

Policia kreu bastisje në gjashtë lokacione në ndryshme.

“Janë gjetur dhe sekuestruar armë të cilat do të përdoreshin për kryerjen e veprave penale si: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm. Përveç kësaj janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e lendes narkotike, telefona celular si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve” – thuhet në fund të njoftimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika