Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarat në rastin e keqtrajtimit të fëmijës në çerdhen e Fushë-Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarave në rastin e keqtrajtimit të fëmijës në çerdhen e Fushë-Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesën për paraburgimin e dy të arrestuarve, të cilët dyshohen për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,  në lidhje me rastin e trevjeçarit në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë- Kosovë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, pika 3.1 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Prokuroria ka bërë të ditur se kanë marrë veprimet hetimore menjëherë pas publikimit të video-incizimit në rrjetet sociale lidhur me rastin, shkruan Paparaci.com.

Fëmija është dërguar në ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore, dhe në bazë të rezultateve të raportit dyshohet se të pandehurat kanë keqpërdorur detyrat zyrtare dhe me dashje i kanë shkaktuar lëndime trevjeçarit.

Rasti i trevjeçarit në Fushë Kosovë: 48 orë ndalesë për edukatoren dhe kuzhinieren e kopshtit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika