Prokuroria me detaje për vrasjen e 67-vjeçares në Kuk të Dragashit (Foto)

RTV Dukagjini ka siguruar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, në të cilën thuhet se tashmë e ndjera, Saime Domazeti, ishte goditur me një dru të ahut dhe jo vetëm, në të gjitha pjesët e trupit, goditje të cilat ishin fatale për viktimën

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka treguar detaje për vrasjen e 67-vjeçares në Kuk të Dragashit.

RTV Dukagjini ka siguruar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, në të cilën, thuhet se tashmë e ndjera, Saime Domazeti, ishte goditur me një dru të ahut dhe jo vetëm, në të gjitha pjesët e trupit. Goditje të tilla i kishin shkaktuar gjakderdhje në tru viktimës, duke shkaktuar njëherit, edhe vdekjen e saj.

“Për shkak të dyshimit të bazuar, se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes motrën e bashkëshortit, me të cilën, ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me dt.23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës, Saime Domazeti, e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të pandehurës, Nazire Abdyli, në fshatin Kuk-Komuna e Dragashit, me një dru të ahut në gjatrësi prej 25 cm dhe trashësi 4×2.5 cm, me një pjesë të laminatit, me ngjyrë të bardhë me gjatësi prej 78 cm dhe trashësi prej 1.2×10 cm, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundit në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, me datën 26.312.2022 rreth orës 05:30 minuta, vdes viktima, Saime Domazeti”, thuhet në dokument.

Përshkrimi i Prokurorisë i siguruar nga RTV Dukagjini

“Nga rrethanat e rastit, shteti e ka ditur se Saime Domazeti është në një rrezik real për jetën e saj. Rasti është rast tipik. Prokuroria që nga 8 nëntori ka qenë në dijeni, ka vendosur psa një vlerësim, ta procedojë këtë rast në procodurë të rregullt, nuk kanë bërë kërkesë për mbrojtje as për masë sigurie. Ajo ka qenë viktimë e dhunës në familje, me të meta mendore, dhe nuk është referuar për strehimore, dhe është shembulli konkret që Saime. D është privuar nga jeta në dorë të shtetit”, ka thënë Gëzim Shala nga IKD.

Shala ka theksuar se ushtruesi i detyrës së prokurorit duhet të ofrojë masa diciplinore ndaj të gjithë akterëve të përfshirë në këtë rast.

Arrita Rrezniqi nga IKD, ka thënë se e ndjera ka mbetur në mëshirën e atyre që kanë qenë të pandehur që nga raportimi i parë në PK. Sipas saj, Prokuroria është treguar joserioze në lidhje me situatën.

“Prej datës 8 nëntor në raportimin e parë për dhunë në familje deri më 26 dhjetor kur është vrarë, e njëjta ka mbetur në mëshirën e atyre që kanë qenë të pandehur. Në këtë rast, nga Prokuroria  kemi parë se nuk ka pasur kërkesë për masë sigurie, dhe në strehimore nuk është ofruar strehim. Kur kemi të bëjmë me institucionet , ata nuk kanë arritë të gjejnë një zgjidhje adekuate. Përtej gjithë këtyre mosveprimeve, realisht është tmerruese mosserioziteti i prokurorisë në trajtimin e këtij rasti, në fund të aktakuzës shihet se Prokuroria janë joserioz ku ia kanë ngatërruar të pandehurit, dëshmitarët , dhe gjithçka tjetër, sepse kanë përdorur një shabllon të aktakuzës dhe e njëjta ka mbetur ashtu pa u ndryshuar në fund”, ka thënë Rrezniqi.

67-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur në fshatin Kuk të Dragashit, në mëngjesin e së hënës, dyshohet se ka qenë edhe më parë viktimë e dhunës në familje.

Këtë për RTV Dukagjinin, e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren.

“Më datë 21.12.2022, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimës dhe djalit të gruas së vëllait, për veprën penale ‘Dhuna në familje’, përkatësisht për dhunë psikologjike ndaj viktimës, sepse viktima ka jetuar në shtëpinë e vëllait të saj”, thuhet në përgjigje.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika