Prokuroria: Motivi për vrasjen në Prishtinë dyshohet të jenë problemet familjare

Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, ku një grua dyshohet të ketë vrarë kunatin e saj, e cila më pas u vetëdorëzua në polici.

Në një përgjigje për Dukagjinin nga Prokuroria kanë thënë se motivi i vrasjes dyshohet të jenë problemet familjare.

Në përgjigjen e tyre thuhet se hetimet për rrethanat e kësaj vrasjeje janë duke vazhduar.

“Lidhur me rastin e vrasjes se rëndë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kanë marrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeçe) është dërguar në mbajtje për shkak të veprës penale ‘Vrasja e rëndë’, sipas KPRK-së, si dhe është sekuestruar arma si mjet i kryerjes së veprës penale. Nga hetimet preliminare dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës (56-vjeçare).

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës u tha se në vendngjarje është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Në këtë vend janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Është sekuestruar edhe një karikator me tre fishekë. Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë.

 

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika