Prokuroria në Pejës ngrit aktakuzë ndaj djalit që vrau nënën e tij në Pejë

Tri thika dhe një sopat ia kanë marrë jetën nënës nga Peja, ku dorasi që po akuzohet rezulton të jetë djali i saj.

Një nga rastet më mizore të vrasjeve në Kosovë që ndodhi gjashtë muaj më parë, ka kaluar nga Prokuroria në Gjykatë.

Kjo pasi që Prokuroria Themelore e Pejës tashmë ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj Urim Hysenit, që më 14 prill të këtij viti privoj nga jeta nënën e tij pikërisht në shtëpinë e tyre.

Pjesë të aktakuzës që ka parë Dukagjini, përmbajnë detaje të frikshme se si është vrarë viktima.

Aty thuhet se e njëjta është goditur 22 herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, përpara se të goditej me sopat përfundimisht.

Prokurorja Sahide Gashi teksa tregon se motivet nuk ja kanë dalë ti vërtetojnë asnjëherë, konfirmon mjetet me të cilat ishte kryer akti makabër.

“Kemi ardhë në përfundim se janë përdorë 4 mjete për me kry veprën penale; 3 mjete therëse, shpuese thika dhe 1 satër, te gjitha i ka prokuroria”, ka deklaruar Prokurorja Sahide Gashi.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, bën me dije se kanë bashkëpunuar vazhdimisht me familjen e dorasit dhe rrjedhimisht viktimës, teksa numëron veprimet hetimore.

Ajo tregon për gjendjen psikike të të akuzuarit dhe të gjeturat e forenzikës.

“Sipas ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë forenzike, i njëjti veprën penale e ka kryer në rrethanat e përgjegjësisë në shkallë esenciale. Mirëpo, të njëjtit kanë konstatu që trajtimi i tij është simptomatik dhe mund të bëhet në kushte penale”, ka thënë prokurorja Gashi.

Nga ana tjetër avokati i të akuzuarit, Asdren Mekaj i ka thënë televizionit se ende nuk e ka pranuar akuzën e as informacionin se e njëjta tashmë është ngritur nga Prokuroria.

Përndryshe në ditën e aktit tashmë i akuzuari, në deklarimin e tij në polici e pati pranuar veprën duke u shprehur se ndodhin këto raste.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika