Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë zyrtarëve për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsikim të dokumentit zyrtar”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të pandehurit me inicialet, B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G. në “cilësinë e personave zyrtarë në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”.
Tutje, thuhet se me këto veprime dhjetë të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ndërsa e pandehura V.B. akuzohet edhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’.