Prokuroria ngre aktakuzë për krime lufte, i akuzuari gjendet në arrati

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër Z.P., i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen dhe dëbimin e civilëve shqiptarë gjatë luftës, ndërsa i pandehuri gjendet në arrati

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të enjte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit Z.P., nën dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, i armatosur dhe i uniformuar, në bashkëpunim me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në veprime që përfshijnë vrasje, plagosje, dëbime masive dhe plaçkitje të qytetarëve shqiptarë civilë, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në njoftim.

Duke qenë se i pandehuri është në arrati, Prokurori i Shtetit ka kërkuar zhvillimin e gjykimit në mungesë.

Prokuroria Speciale ka theksuar përkushtimin e saj për ndjekjen e krimeve të luftës dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat, duke zbatuar standardet ndërkombëtare në këtë proces.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar...

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

Të fundit nga rubrika