Prokuroria nis hetimet për përleshjet fizike në Kuvend

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, lidhur me rrahjen që ka ndodhur gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim, Prokuroria ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.

Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar dhe sërish nisën tensionet mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Kësaj radhe janë përplasur fizikisht deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj.

Pamje nga Kuvendi i Kosovës, 13 korrik 2023.

Po ashtu, në një moment është parë që dikush ka hedhur shishe me ujë në drejtim të partisë në pushtet.

Të gjithë deputetët kanë qëndruar në afërsi të foltores në kuvend.

Ndërsa, të pranishëm para foltores ishin edhe forcat e sigurimit, të cilët kanë rrethuar kryeministrin Albin Kurti.

Kujtojmë se përleshja mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit kishte nisur gjatë fjalës së kryeministrit Kurti.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të tij, e pastaj në drejtim të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.

Përleshja ndërmjet deputetëve në Kuvendin e Kosovës, 13 korrik 2023. Foto: AFP.

Në atë moment, në mbrojtje të të dyve doli ministri i Financave Hekuran Murati, të cilin Lushtaku pastaj e shtyu fizikisht me duar. Bislimi goditi me shishen e tij me ujë deputetin Lushtaku, i cili më pas pati përplasje fizike edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në të njëjtën kohë, deputeti Hajdar Beqa, goditi ministrin Murati në fytyrë.

Grushte u shkëmbyen mes të dyja palëve.

Policia e Kosovës, e thirrur nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit, ndërhynë për t’i ndalur përleshjet. Ata qëndruan brenda në sallën e Kuvendit, deri sa kryeministri u largua nga aty.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika