Prokuroria nis hetimet për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Prokuroria në Prishtinë nisi hetimet mbi plagosjen që ka ndodhur ditën e hënë, ku dy persona rrahën fizikisht një person e më pas e plagosën

Kanë nisur hetimet për rastin që ndodhi të hënën e 4 marsit, ku dy persona e sulmuan fizikisht një tjetër e duke e lënë edhe të plagosur.

Raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri pranë familjes së njërit nga të dyshuarit për plagosje.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se menjëherë pas marrjes së informatave për plagosjen e një personi në Prishtinë, kemi autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e veprimeve të nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Sigurojmë opinionin publik se në koordinim me hetuesit policorë kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika