Prokuroria paraqet kërkesën për paraburgim ndaj Nagip Krasniqit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, Nagip Krasniqit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit, Nagip Krasniqit.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale “Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten e 20 prillit.

Dyshimet për keqpërdorime me tenderë, i sollën të mërkurën hetues të policisë në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Cak ishte bastisja e vendit të punës së drejtorit Nagip Krasniqi.

I gjithë aksioni u krye me urdhër të Prokurorisë Speciale, të cilët gjatë pasdites njoftuan për arrestimin e Krasniqit.

“Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Përveç zyrave të KEK-ut, Prokuroria njoftoi se bastisje u kryen edhe në dy banesa të Krasniqit në Prishtinë.

E në gjithë këtë aksion, u sekuestruan dokumente të ndryshme të cilat ndërlidhen me rastin, si dhe tre kompjutera, një llap-top, një celular dhe një USB.

Televizioni Dukagjini mëson se Krasniqi po dyshohet për përfshirje në keqpërdorime të mundshme në dy tenderë.

Njëri prej tyre ka të bëjë me një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”.

Kjo kontratë ka vlerë 3 milionë e 490 mijë euro dhe u nënshkrua në fillim të këtij viti.

E i gjithë aksioni, që nga nisja e bastisjes në zyrat e KEK-ut, e deri tek arrestimi i Krasniqit, është përcjellë me disa situata.

Përgjatë bastisjes, Krasniqi është ankuar se nuk është mirë me shëndet. Kështu ai është dërguar për kontroll në QKUK.

Mirëpo, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për Televizionin Dukagjini se Krasniqi refuzoi të kontrollohet, duke u kthyer prapa me policët.

Nagip Krasniqi, që prej emërimit si kryeshef i KEK-ut, është cilësuar si njeri i afërt me partinë në pushtet, Vetëvendosjen.

Për disa vite ai ka drejtuar Komitetin për Energji në këtë parti, kurse kryeshef i KEK-ut u zgjodh nga Bordi i përkohshëm, i cili ishte emëruar nga Qeveria Kurti. Krasniqi do të qëndrojë për të paktën 48 orë në ndalim para një kërkese të Prokurorisë për masën tutje të sigurisë ndaj tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika