Prokuroria për plagosjen në veri: Sapo të pranohet dosja, do të kërkohet masë e sigurisë

Valon Preteni, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka deklaruar se në lidhje me plagosjen në Zveçan, deri tani një është i ndaluar për tri vepra penale dhe tre të tjerë për një vepër penale. Ndonëse nuk kanë pranuar akoma një dosje, Preteni ka deklaruar se në pranimin e saj nga hetuesit, do të kërkohet masë e sigurisë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka deklaruar se sapo të pranohet dosja lidhur me rastin e plagosjes së një serbi nga Policia e Kosovës, do të kërkohet një masë e sigurisë.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Preteni ka thënë se deri tani, katër persona janë të ndaluar lidhur me rastin.

“Deri më tani ende nuk e kemi marrë të gjithë dosjen nga hetuesit policorë, por gjithsesi prokurorja sapo ta pranojë dosjen do të kërkojë masë të sigurisë. Masa e sigurisë do të bëhet varësisht siç parashihet përmes veprave penale që dyshohet se kanë kryer të dyshuarit. Deri më tani kemi një të ndaluar për tri vepra penale dhe tre të tjerë për një vepër penale”, ka thënë Preteni.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e ndodhur në orët e vona të së hënës në veri të vendit, ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person. Policia ka bërë të ditur se ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë rast.

Kjo pasi policia ka thënë se është arritur të sigurohen dëshmi, të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të tij. Përveç ndaj tij, janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë policorë të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

Ndërkaq, mbrëmjen e së martës, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka shkruar se bazuar në hetimet e para, pas sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, vozitësi nuk është ndalur por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit. Si rrjedhojë, një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të veturës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur qytetari M.J.

Ndër të tjera, Sveçla bëri të ditur se 4 zyrtarë policorë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se tre zyrtarë policorë nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mosraportim si dhe për përfshirjen e tij në rast.

Ata janë suspenduar nga PK-ja.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika