Prokuroria pranon kallëzim penal ndaj ministres Haxhiu dhe zëvendësit të saj

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një kallëzim penal kundër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësit të saj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishi, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut.

Ky denoncim ndaj dy udhëheqësve të këtij dikasteri është konfirmuar për Portali Dukagjini, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje rreth procesit të hetimeve, Ulaj ka theksuar se kallëzimi penal po trajtohet nga Prokuroria e Prishtinës.

“Po, e kemi pranuar kallëzimin penal dhe e kemi në trajtim. Kjo mbi dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ka edhe për vepër penale që janë kundër korrupsionit zyrtar edhe kundër detyrës zyrtare, nuk i kam të konfirmuara për veprat e tjera penale”, ka thënë Ulaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika