Prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli e Selimi zbuluan detaje për dëshmitarë, kërkon t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar pezullimin e vizitave dhe të të gjitha komunikimeve për ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, me përjashtim të komunikimeve me ekipin e tyre të avokatëve. Arsyetimi për këtë kërkesë është se ish-krerët e UÇK-së kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues, duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale për personat që i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit

Gjykata Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një komunikate të lëshuar për media, ka kërkuar që ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve.

Nën arsyetimin se ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues, duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit.

“Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe Rexhep SELIMI (“Tre të akuzuarit”) kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit. Hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (‘SPO’) kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të penguar procedimet, duke përfshirë lëshimin e udhëzimeve se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët dhe planifikimin e qasjeve ndaj dëshmitarëve”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

“Masat e kërkuara janë të nevojshme për të adresuar rrezikun konkret të (a) përpjekjeve të paligjshme për të ndërhyrë me dëshmitarët dhe për të penguar dëshminë e tyre; (b) shpërndarjen nga Qendra e Paraburgimit të informacionit të dëshmitarit të mbrojtur, duke përfshirë dëshminë konfidenciale të dhënë në këtë rast; dhe (c) kërcënime të mëtejshme ndaj integritetit të procedurës. Masat e kërkuara janë mjetet më pak kufizuese për të arritur objektivat e nevojshme”.

Nga Prokuroria është thënë se vizitorët që kanë qenë në periudha të ndryshme në Hagë, ishin afruar te dëshmitarët duke synuar që të komunikojnë me ta për të penguar dëshminë e tyre.

“Shumë dëshmitarë të mbrojtur në këtë rast kanë raportuar se janë afruar nga persona që tentojnë të pengojnë ose ndikojnë në dëshminë e tyre. Siç përshkruhet më poshtë, në një numër rastesh, këto qasje u treguan se ishin drejtuar nga një ose më shumë nga tre të akuzuarit dhe/ose personat që i kishin vizituar ata në Hagë. Në bazë të autorizimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm, PSP-ja ka regjistruar në mënyrë të fshehtë vizita jo të privilegjuara të tre të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit (‘Incizime’)”.

ZPS-ja ka urdhëruar që të ketë monitorim aktiv (nga një folës në gjuhën shqipe) të të gjitha komunikimeve jo të privilegjuara të tre të akuzuarve dhe ruajtjen e atyre të dhënave deri në përfundimin e gjykimit.

Madje, Prokuroria kërkesë tjetër e ka pasur që tre të akuzuarit të ndahen nga të paraburgosurit e tjerë që janë në Qendrën e Paraburgimit aktualisht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika