Prokuroria Speciale do ta ftojë për intervistim Abazin pas deklaratave për rastin Dehari

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se do ta ftojë për intervistim deputetin e VV-së, Haki Abazi në lidhje me deklaratat për rastin Dehari se "ekzistojnë video-inçizimet ku shihet se "kush i ka zhdukur mostrat"

Prokuroria Speciale e Kosovës

“Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”.

Kështu ka bërë të ditur Ekrem Lutfiu, zëdhënës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, të enjten, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Haki Abazi në një konferencë për media ka thënë se pamjet e kamerave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) mund të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur me zhdukjen e mostrave në rastin e aktivistit, Astrit Dehari.

Abazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin në fjalë.

“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur, mendoj që prokuroria duhet të marrë në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihajlin, Flutura Goga-Bajrami, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se hulumtimi i fundit që ka bërë për këtë rast e ka sjellur deri tek shkarkimi brenda VV-së.

“Hulumtimi im i fundit që kam shtruar, kanë sjellur tek shkarkimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor përkundër borxhit që kemi për të sqaruar rastin Dehari”.

Ai ka thënë se si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e rastit Dehari dhe “Kurti të mos thotë asgjë për këtë”.

“Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e rastit Dehari dhe Kurti të mos thotë asgjë për këtë. IML është monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet kush ka hyrë te frigoriferi dhe kush ka zhdukur mostrat. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet të kryejë punën e saj si ministre, ka vijuar ai.

Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa për këtë rast u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.

Abazi për rastin Dehari: Ekzistojnë video që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika